Italiani gjen portofolin me euro dhe dokumente të 20-vjeçares shqiptare, ia dorëzon në polici

497
Një 17-vjeçar italian ka gjetur një portofol me 500 euro, si dhe një sërë dokumentesh dhe pa asnjë hezitim i ka kthyer ato në polici.
Ka qenë pikërisht portofoli i një vajze shqiptare, 20 vjeçe, e cila kishte shkuar të qëndronte disa tek vëllai i saj në Itali. Ngjarja në fjalë është regjistruar në San Fruttuoso të Genovas, shkruan ‘Ansa’. Pasi adoleshenti kishte dorëzuar në polici portofolin, kjo e fundit kishte arritur të komunikonte me vajzën shqiptare përmes ‘Facebook’-ut.
Pasi iu dorëzuan dokumentet, vajza shqiptare nuk mundi të mos mbante lotët nga gëzimi, ndërsa shtoi se: “Unë nuk e di se si të falënderoj këtë njeri, sapo kamë ardhur në Itali për të parë vëllain tim dhe e gjeta veten pa dokumente dhe pa para”.
Sigal