Italia vendi më i plakur në Europë

425
“Italia është një vend gjithnjë e më i plakur”.

Të dhënat e publikuara sot nga Instituti Kombëtar i Statistikave e rendisin si vendi me koefiçientin më të lartë të popullsisë së moshuar në Europë si dhe ndër vendet me popullsinë më të plakur në botë.

Në popullsinë italiane personat në moshën mbi 65 vjeç numërohen të jenë rreth 13.5 milionë e përbëjnë rreth 22 % të saj , ndërsa ata mbi 80 vjeç janë aktualisht rreth 4.1 milionë persona.

Për vite me radhë Gjermania ka qënë në krye të listës së vendeve europiane me përqindjen më të lartë të personave mbi 65 vjeç. Ndërsa të dhënat e sapo publikuar të Institutit Italian të Statistikave e të referuara deri më 1 janar të 2017, flasin që Italia ka kapërcyer sivjet Gjermaninë, duke u renditur si vendi me popullsinë më të plakur në Europë.

Sipas analizës social-ekonomike të statistikave pothuajse gjysma e popullsisë së moshuar italiane e kalon kohën e lirë para televizorit e shumë pak prej tyre merren me sport.

Në popullsinë italaine thellohen çdo vit e më shumë pabarazitë sociale jo vetëm ndër shtresat sociale por dhe brenda të njëjtës shtresë.

Klasa punëtore e shtresa e mesme është pse vazhdojnë të luajnë rolin kryesor në strukturën prodhuese të vendit. Sipas Institutit të statistikave, klasa punëtore ka braktisur rolin e saj drejtues në barazinë sociale, ndërsa shtresa e mesme nuk është më në krye të ndryshimeve e të evolucionit social.

Përsa i përket popullsisë së huaj , deri më 1 janar të 2017 janë rreth 5 milionë shtetas të huaj rezidentë në Itali. Në vend të parë renditen shtetasit rumunë me 23 % të tyre e në vend të dytë janë emigrantët shqiptarë që përbëjnë rreth 9.3 % të pupllsisë së huaj rezidente në territorin italian.
Sigal