Italia, vendi i parë ku ndryshimet klimatike bëhen lëndë e detyrueshme në shkolla

523
Nga viti që vjen nxënësit e çdo klase në Itali do të duhet të studiojnë ndryshimet klimatike  dhe zhvillimin e qëndrueshëm, teksa vendi tenton të kthehet në lider botëror për arsimin mjedisor.
Ministri i arsimit Lorenzo Fioramonti, nga Lëvizja 5-Yje tha se shkollat publike do të ketë në kutikulat e tyre 33 orë në vit për studimin e çështjeve të lidhura me ndryshimet klimatike.
Mësimet do të përfshihen në lëndët e edukimit civil, në të cilat do të ketë “aspektin mjedisor” nga shtatori 2020, tha zëdhënsi i Fioramonti, Vincenzo Cramarossa.
“Kjo do të bëjë që qytetarët e të ardhmes të jetë të përgatitur për katastrofa mjedisore”, tha Cramarossa duke shtuar se zhvillimi i qëndrueshëm do të haset në më shumë lëndë, si gjeografi, fizikë, matematikë etj.
Fioramonti tha në një intervistë se e gjithë ministria e tij po nis ndryshimet për të përshtatur  me modelin arsimor të përqendruar rreth klimës dhe qëndrueshmërisë.
“Dua që sistemi arsimor italian të vërë në qendër mjedisin dhe shoqërinë, para çdo gjëje që mësojmë”, tha ai.
Sigal