Italia thahet për ujë, 10 rajone kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

496
Italia është në rrezik thatësire. 2/3 e territorit italian dhe të tokave bujqësore të kultivuar vuajnë nga thatësira për shkak të mungesës së reshjeve përgjatë javëve të fundit me një dëm i përllogaritur prej 2 miliardë euro.

Nga veriu në jug të Italisë, 10 rajone janë të gatshme t’i kërkojnë qeverisë italiane e Minisrisë së Bujqësisë shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme për shkaqe natyrore me të drejtën e aktivizimit të Fondit të Solidaritetit Kombëtar.

Sipas të dhënave të shoqatës kombëtare të sipërmarrësve bujqësorë e blegtorale, liqeni i Gardës përmban aktualisht vetëm 34.5% të vëllimit të tij hidrik, lumi Po, më i madhi në Itali e mjaft i rëndësishëm për gjëndjen hidrike të vendit në disa territore si në Pavia ka zbritur në 3.5 metra nën zero hidrike.

Thatësira e muajit të fundit ka vënë në vështirësi ujitjen e tokave bujqësore e ushqimin e blegtorisë. Në kullotat e rajonit të bletorisë rritja e barit është reduktuar me 20 % e prodhimi i qumështit me 15%.

Alarm imergjencës së ujit është shënuar dhe në kryeqytetin italian Romë. Guvernatori i Lacios, Nicola Zingaretti, ka deklaruar pak orë më parë se “Në Romë po mbaron uji”.

Liqeni i Braccianos në rrethinat romane ka ulur mjaft nivelin e ujit me rrezikun e katastrofës ambientale.

Këtë fakt e ka pohuar dhe Ministri italian i Ambientit, Gianluca Galleti, i cili ka konfirmuar se situata në Romë është kritike. Ndërkohë Komuna e Romës po harton një plan alternativ për përballimin e situatës e në vecanti në Liqenin e Braccianos.

Një nga hipotezat e mundshme të këtij plani është stabilizimi i turneve pr 8 orësh pa ujë për rreth 1 milionë e gjysëm romanë.
Sigal