Italia sot në zgjedhje vendore Matteo Renzzi kërkon rikonfirmim

427
Italia sot voton, e ndërsa zgjedhjet vendore janë një test i rëndësishëm për kryeministrin Mateo Renzzi. Partia Demokratike që ai drejton triumfoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe për të këto zgjedhje janë një konfirmim që të vazhdojë axhendën e reformave që ka ndërmarrë.
21 milionë italianë do të zgjedhin kryetarët e këshillave të shtatë krahinave ndërsa votohet edhe për rreth 1000 kryetarë bashkish dhe komunash. Pesë nga shtatë krahinat ku po votohet për kryetarët e Këshillave, Renzzi kërkon të rikonfirmojë njerëzit e vet të qendrës së majtë.
Por këto zgjedhje kanë dhe një lidhje të afërt me ne shqiptarët. Dy ditë para zgjedhjeve, komisioni antimafia në Parlamentin Italian, publikoi një listë me 16 kandidatë të cilët nuk duhet të ishin në garë, për shkak se dyshohen që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Të 16 emrat e kundërshtuar janë nga Kampanja dhe Pulja, ku janë vendosur dy prej organizatave kriminale më të mëdha në Itali respektivisht “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita”. 11 prej të dyshuarve janë nga krahu i qendrës së djathtë, ndërsa 5 të qendrës së majtë të kryeminsitrit Renci, ku spikat emir i Vinçenco de Lukas, kandidatit për Kampanjën.
Në fushatë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni, me Forza Italian. Në të gjitha vendin procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 23:00, ndërsa në Siçili do të votohet edhe të hënën paradite deri në orën 15:00.
Sigal