Italia shtyn ligjin për shtetësinë e fëmijëve të migrantëve

Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni, ka thënë se nuk janë krijuar akoma kushtet për të nxitur një projekt-ligj që iu jep shtetësinë fëmijëve të migrantëve.

Partitë e krahut të djathtë përshëndetën këtë veprim të kryeministrit, por grupet e migrantëve thanë se ishin shumë të zhgënjyer.

Gentiloni tha se ai e ka shtyrë miratimin e këtij ligji deri në vjeshtë. Ai veçoi problemet me afatet për kalendarin e Senatit, por problemi i tij kryesor ka qenë sigurimi i mbështetjes politike në këtë moment kur kriza e migrantëve është një çështje kaq e diskutuar në Itali.