Italia/ Policia arreston 43 persona, mes tyre edhe politikanë

465
Sigal

Zhvillohet një mega-operacion nga policia italiane, duke ekzekutuar 43 urdhra-ndalimi, për politikanë, funksionarë publikë dhe sipërmarrës në vend.

Prej këtyre 43 urdhrave të arrestit, 12 vetë u lanë në burg, 16 vetë u lanë në “arrest shtëpie” dhe 15 të tjerë në “detyrim paraqitjeje”.

Operacioni u zhvillua në provincat italiane të Milanos, Varese, Monza, Brianza, Pavia, Novara, Alessandria, Torino e Asti. Antimafia italiane shkatërroi kësisoj dy organizata mafioze, ma baza në Milano e Vareze.

Grupi ka në përbërje politikanë dhe funksionarë me rëndësi vendore e lokale, e akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me aktivitet mafioz me qëllim financimin e partive politike, abuzim me tendera publikë, faturime operacionesh financiare të paekzistuara, riciklim parash e abuzim me detyrën, shkruajnë mediat italiane.

Mes të arrestuarve janë dhe kandidati i partisë Forza Italia në zgjedhjet e ardhshme evropiane të 26 majit, Pietro Tatarella, nënsekretari i Forza Italia për rajonin e Lombardisë, Fabio Altitonante, deputeti aktual i Forza Italia, Diego Sozzari, e kreu i Forza Italias në qytetin e Varese, Giocacchino Caianello. Mbi ta bien akuza për aktivitete të paligjshme dhe korrupsion.