Italia, marrëveshje për integrimin e të rinjve migrantë në futboll

151
Ministria italiane e Brendshme njoftoi sot se kishte nënshkruar ne Federatën e Futbollit një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e kulturës së respektit ndaj të rinjve të huaj.
“Ky bashkëpunim parashikon të promovojë, përmes praktikës së futbollit, përfshirjen sociale të minorenëve dhe maxhorenëve të huaj të shpërndarë në qindra qendra pritjeje në mbarë vendin”, theksoi komunikata e ministrisë, raporton ata.
Tashmë është e zakonshme të shikosh ndeshje futbolli të organizuara mes këtyre të rinjve dhe atyre të klubeve apo qendrave sociale lokale, por kjo marrëveshje bashkëpunimi kërkon të përgjithësojë praktikën me mbështetjen e Shoqatës së Komunave italiane (Anci) dhe të Federatës së Futbollit (Figc).
“Praktika e sportit përfaqëson në vetvete një vlerë të brendshme për promovimin e sjelljeve korrekte duke konfirmuar ‘kulturën e respektit’”, theksoi ministria.