Italia, luftanije për të ndihmuar Libinë në frenimin e kontrabandistëve

56
Italia po planifikon të dërgojë luftanije për të ndihmuar rojet bregdetare të Libisë në përpjekjet e tyre për të ndalur kontrabandistët që transportojnë me mijëra emigrantë në brigjet italiane.
Sipas kryeministrit italia Paolo Gentiloni, kërkesa e autoriteteve libiane për bashkëpunim dhe ndihmë për rojet bregdetare, mund të shënojë një pikë kthese në menaxhimin e situatës.
Çdo vit një numër i madh emigrantësh nga Afrika, Azia Jugore dhe Lindja e Mesme përpiqen të hyjnë në brigjet e Italiane.
Komisioni Evropian njoftoi se do të ndihmojë Italinë me 116 milionë dollarë me qëllim menaxhimin e krizës së emigracionit në Detin Mesdhe.