Italia kap gomonen me 2.2 ton marijuanë nga Shqipëria

446
Policia financiare italiane ka sekuestruar natën e 17 majit një gomone me 2.2 tonë marijuanë e ardhur nga Shqipëria me vlerë tregu rreth 20 milionë euro.

Sekuestrimi është bërë në bregdetin e komunës së Garganos në rajonin e Puglias, në plazhin Vico del Gargano.

Autoritetet italiane kanë identifikuar gomonen e ngarkuar më thasë të mëdhenj plastikë e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti.

Vështirësia e terrenit ka bërë që financiarët italianë të mbërrijnë me not në mjetin lundrues.

Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.

Shitja në treg e kësaj lënde narkotke do të sillte një përfitim prej 20 milionë euro.

Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorra të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit.

Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për identifikimin e përgjegjësve të këtij trafiku droge.
Sigal