Italia jep alarmin: Ekziston rreziku i një rruge të re për emigrantët, Shqipëri-Itali

554
E përditshmja italiane La Repubblica, pas përfundimit të samitit të vendeve të Bashkimit Europian mbi krizën e emigrantëve ka përcjellë informacioin konfidencial marrë nga burime të BE mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë. Në artikullin e titulluar “Emigrantët, samiti BE. Ekziston rreziku i një rruge të re Shqipëri- Itali” shkruhet: “Zgjidhje të përbashkëta në shenjë të solidaritetit europian e përgjigje konkrete nga ana e vendeve të BE e ekstra komunitare për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve. Takimi i Brukselit përpiqet t’u gjej një sintezë kërkesave të vendeve që gjënden përgjatë rrugës Ballkanike.

 Në samit u shfaq preokupimi i BE se skafistët mund të hapin këtë dimër një rrugë të re trafikimi mes Shqipërisë e Italisë, nëse kufijtë ballkanikë të BE do të jenë të mbylluara nga kontrollet e shumta. E referon këtë fakt një burim i BE në prag të mini samitit ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky preokupim ka shtyrë liderët e pranishëm të vendosin shtimin e kontrolleve në rrugët tokësore mes Greqisë e Shqipërisë. Një rinisje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë do të thotë një rikthim në të kaluarën, 20 viet pas kur gomonet e anijet e shqiptarëve kapërcenin 50 miljet e Detit Adriatik për t’i shpëtuar kaosit në të cilin kishte hyrë vendi pas rrëzimit të regjimit komunist.”
Sigal