Italia goditet nga tërmeti 4.7 ballë, mbyllen shkollat në disa zona

453
Një tërmet 4.7 ballë u regjistrua rreth orëve të para të mëngjesit në Itali. Epiqendra ka qenë në zonën e Macerata-s, sipas të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.
TGCom24 njofton se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias. Deri tani nuk raportohet për asnjë të lënduar.
Ka patur vetëm dëme materiale në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.
“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.
Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë.
Sigal