Italia apel Europës: Mesdheu deri tani ka marrë 700 jetë fëmijës

127
Mbi 700 të mitur kanë humbur jetën nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në ujërat e Mesdheut. Ky fakt është denoncuar nga Drejtori i Fondacionit Europian Migrantes në Itali, imzot Giancarlo Perego.
“Europa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen burime për të shpëtuar viktima të pafajshme”, ka deklaruar ai.
Prej janarit të 2015 e deri më sot janë 700 mijë fëmijë viktima që kanë humbur jetën ndërsa bashkë me familjarët e tyre kapërcenin Mesdheun në drejtim të brigjeve të Europës.
“Operacioni Triton i vendeve europiane në shpëtim të jetëve njerëzore në det ka dështuar, u shpreh kreu i Fondacionit Migrantes. E ky fakt është një turp që rëndon në koshiencën europiane. Numri i viktimave në det në krahasim me një vit më parë është dyfishuar, nga 1600 përgjatë 2014 në 3200 viktima prej janarit të 2015 e deri më sot.
Për kreun e Fondacionit Migrantes Europa sot justifikon ngritjen e mureve për shkak të rrezikut nga terrorizmi, por njëkohësisht ka bllokuar krijimin e kanaleve humanitare për të shpëtuar jetë njerëzish e për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore si një nga rrugët e burimit të terrorizmit.
“Po kthehemi prapa në kohë, deklaroi Imzot Pregeo. Në vend të qëndrave të strehimit të emigrantëve kemi kampe të mbylluar nga ku askush nga emigrantët nuk mund të hyjë e të dal, sic është rasti i kampit të emigrantëve në ishullin Lampedusa ku deri më sot kanë mbërritur rreth 20 mijë persona e të gjithë janë transferuar në këto qëndra të mbyllura ku ndalohet hyrja e dalja e çdokujt.
Frika bashkë me komoditetin e heshtjes po kthen prapa në vite rrugën e garantimit të mbrojtjes ndërkombëtare nga Europa.
I është bashkuar apelit të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondacionit Migrantes dhe organizata botërore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve Unicef Italia.
Zëdhënësi i saj Andrea Iacomini ka deklaruar se “i duhet dhënë fund varreve nën ujë. Deti Egje ashtu si dhe ujërat italaine po shndërrohen në varreza për shumë të mitur.
“I bëj thirrje , tha ai të gjihtë lidërve politikë e institucionale europianë e italianë që në emër të Vitit Jubilar të Mëshirës të sapo shpallur nga Vatikani, t’i jepet fund kësaj katastrofe të pashembullt në histori.