Itali – Zbulohet kokaina në këpucët e fëmijëve, shkatërrohet banda shqiptare e drogës

583
Policia e Perugias, e drejtuar nga Marco Chiacchiera në Itali ka arritur të shkatërrojë një bandë shqiptarësh të trafikut të kokainës, duke çuar në pranga plot 36 anëtarë të saj.
Policët kanë rënë në gjurmët e trafikantëve pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine.
Pas kësaj, autoritetet fqinje nisën hetimet që çuan në zbulimin e një rrjeti të strukturuar kriminal të shpërndarjes së kokainës. “Kjo është një goditje e fortë që i bëhet tregut të drogës në vend”, shkruan sot Lanotiziaquotidiana.it
Përveç një sasi e të konsiderueshme droge, mësohet se polica ka sekuestruar edhe një shumë të madhe eurosh të cilat dyshohet të jenë fituar nga shitja e kokainës.
Droga dhe paratë, sipas mediave italiane, fshiheshin nëntokë.
Sigal