Itali/ Vritet një 33-vjeçar shqiptar

416
Sigal

Një shqiptar nga Kosova është vrarë në afërsi të një pub-i në qendër të Firenzes në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima 33-vjeçar, që punonte si kamarier, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet e thikës, edhe pse u dërgua me urgjencë së spitalin e Careggit.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ndërsa raportohet se kosovari është qëlluar disa herë me thikë.

Deri tani, i ndaluar për këtë ngjarje është një shtetas tunizian, 39-vjeç, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura arsyet e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Image