Itali/ Vodhën 1.5 mln euro sende të çmuara, arrestohet grupi i shqiptarëve

111

re shqiptarë të cilët dyshohen se kishin grabitur 1.5 milion euro sende të çmuara në disa vjedhje të ndryshme janë arrestuat nga policia italiane. Shqiptarët janë ndaluar nga agjentët policorë dhe akuzohen për vjedhje të rënda.

Të arrestuarit janë të moshave 33, 30 dhe 24 vjeç.

Ata ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi, shkruajnë mediat italiane.

Ndërsa, si pjesë e po këtij operacioni u arrestua edhe një shtetas shqiptar, mbi të cilin bien akuza më të lehta.