Itali/ Vidhnin energjinë elektrike, arrestohet çifti shqiptar

438
Sigal

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga karabinierët e stacionit policor të Skoglitit. Ata akuzohen për vjedhje të rënduar të energjisë elektrike.

Shqiptarët e arrestuar janë Daniel Ceno, 46 vjeç, Edmiralada Ceno, 37 vjeçe, bashkëshort dhe një punëtor bujqësor 30 vjeçare.

Të gjithë të arrestuar banojnë në territorin e Bashkisë Vittoria – pjesë e Scoglitti.

Policia në bashkëpunim me operatorët e kompanisë ENEL, kanë konstatuar ndërhyrje në sahatet e energjisë elektrike në shtëpinë e të arrestuar.

Humbja totale e energjisë sipas mediave lokale, vlerësohet në rreth 4500 euro. Të arrestuarit, pasi kryerjes së formaliteteve, iu nënshtruan arrestit shtëpiak, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor të Raguzës