Sigal

Bota e patinazhit artistik është në zi. Instruktorja dhe ish-atletja italiane, Gaida Dall’Acqua, është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se patinatorja është gjetur e vdekur në gjumë, në shtëpinë e saj, në një qytezë pranë Riminit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Dall’Acqua la pas një vajzë 18-muajshe, ndërsa vetëm një muaj më parë ishte martuar me partnerin e saj Thomas.