Itali, vdes aksidentalisht në fabrikë punëtori shqiptar

569
Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në një kompani në San Giorgio të Padovas në Itali, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme një punëtor shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Gëzim Haka, 48 vjeç.

Aksidenti vdekjeprurës ndodhi rreth orës 11L30 minuta kur shqiptari ishte duke punuar me një makineri metprerëse, ndërsa një copë e ka goditur atë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen brenda pak minutave.

Kolegët e tij kanë alarmuar menjëherë ekipet e shpëtimit, por pavarësisht se në vendin e ngjarjes shkoi ambulanca, nuk u bë dot asgjë për jetën e shqiptarit, pasi mjeti prerë i kishte dëmtuar rëndë aortën.

Policia ka shkuar gjithashtu në vendngjarje ku ka nisur hetimet duke rindërtuar dinamikën e episodit të vdekjes së shqiptari që shkoi në Itali për të punuar, por që gjeti vdekjen.
Sigal