Itali/ U përpoq t’i hynte ish-të dashurës në shtëpi me dhunë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

133

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme, pasi kishte tentuar të futej me dhunë në shtëpinë e ish-të dashurës.

I riu shqiptar me inicialet I.E, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj, u denoncua nga vetë e dashura, me të cilën ishte ndarë pak kohë më parë, një ndarje e shoqëruar me tensione sipas mediave italiane.

Gruaja kishte telefonuar policinë, pasi kishte kuptuar që dikush po përpiqej t’i futej në shtëpi me dhunë. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje forcat e policisë, duke kapur në befasi të riun. I riu kishte shfaqur edhe më parë sjellje të dhunshme ndaj ish-të dashurës.