Sigal

ITALI – Një shtetas shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Itali, pasi u kap me drogë. I arrestuari është 50-vjeçari me iniciale N.N.

Prej kohësh karabinierët ndqinin shqiptar por e ndaluan pasi zbriti nga makina tip “Peugeot” me të cilën lëvizte, para banesës.

Në bagazhin e automjetit, agjentët gjetën rreth 2 kg drogë . Sipas autoriteteve italiane nëse droga shitej në doza të vogla, do të fitohej shuma rreth 55 mijë euro.

Policia kreu edhe një kontroll në banesën ku jetonte shqiptare në rrugën “Papa Giovanni XXIII”. Aty u gjetën 31 mijë euro, që u sekuestruan nga policia si të dyshuara se janë përfituar nga aktivitete kriminale Pas arrestimit, 50-vjeçari u dërgua në burgun e Lodit.