Itali/ U gjymtua nga bandat rivale të prostitucionit, arratiset nga spitali i riu shqiptar

482
Një 29-vjeçar shqiptar, i cili u plagos në këmbë me armë zjarri nga tre persona më 15 gusht në Giuzamo të Italisë, është arratisur nga spitali ku po trajtohej. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, shqiptarit me precedentë në shfrytëzimin e prostitucionit iu bë pritë në Giuzamo. Personat e kanë lënë të riun të gjymtuar në këmbë, duke u dërguar në spital, ku më pas e priste qelia. Mirëpo, ditën e sotme i riu shqiptar ka mundur të arratiset nga spitali. Ndërsa, policia e vendit fqinj është vënë në kërkim të tij dhe të të dashurës, e cila e ndihmoi për ta dërguar në spital. 
Sigal