Itali/ U arrestua për kokainë, zbulohen fotot e reperit shqiptar

581
Sigal

Çifti shqiptar i arrestuar për trafikim lëndësh narkotike në Aviano të Italisë, pas identifikimit me emra, mediat fqinje kanë publikuar edhe foton e tyre.

Pas një kontrolli rutinë, autoritetet italiane arrestuan Aleksandër Zhava dhe Lisa Zille, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjet drogë e llojeve të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe materiale të tjera të palejuara. Pas ndalimit nga policia, të rinjtë kanë shfaqur nervozizëm duke shtuar më pas dyshimet e tyre, të cilat u konkretizuan me arrestimin e çiftit shqiptar për posedim lëndësh narkotike.

Aleksandër Zhava në profilin e tij në “Istagram” e prezanton veten si këngëtar në zhanerin e “Rep”. Të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë gjatë ditës së sotme.

foto galeri foto galeri