Itali, turistja franceze gjen një unazë në plazh, ja dorëzon pronarit falë facebook-ut

687
Kur e gjeti këtë unazë në plazhin e Taorminës, Caroline Debregas, një turiste franceze me pushime në Siçili, menjëherë ka menduar të gjejë pronarin e ligjshëm. Falë Facebook-ut dhe në bashkëpunim me shumë njerëz, postimi i saj u bë viral duke arritur kështu të gjejë pronarin e vërtetë dhe ti dorëzojë unazën.
Caroline, e gjeti unazëN në 21 gusht në mes të gurëve, teksa ishte në det. Unaza në brendësi të saj kishte datën e martesës ‘Daniela Fabio, 9/9/2011’.
Menjëherë bëri foton dhe i postoi me mesazh detajet, duke kërkuar ndihmën e kontakteve të saj: ‘E gjeta këtë unazë në plazhin e Taorminës. Shkruhej Daniela dhe Fabio, 9/9/2011.
Ata do të festojnë tani shpejt përvjetorin e tyre të martesës! Ndajeni ju lutem, do më pëlqente shumë t’jua dorëzoja atyre’. Falë 245 mijë share Fabio ka arritur të gjejë unazën e tij.
Jam shumë e lumtur që arrita ta gjej, edhe falë ndihmës tuaj, shkruan Caroline. Edhe Fabio i është bashkuar falenderimeve.’Do të doja të falënderoja Carolinën për gjestin e veçantë. Vetëm një person i pasur në principe, shpresë dhe me shpirt të pastër mund ta bëjë këtë! Faleminderit!’.


Sigal