Itali/ Tre të burgosur shqiptarë arratisen nga burgu me çarçafë

436
Sigal

Tre të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Rebibbia në Romë, raporton TG Com.

Mendohet se janë arratisur me çarçarfë nga i njëjti sektor ku janë shënuar më parë arratisje të tjera. Ndërkohë që të burgosurit janë trasnferuar në burgun Camerino pas lëkundjeve të tërmetit që ranë mbrëmjen e djeshme

Sipas policisë, shqiptarët kanë përdorur çarçafët e qelisë  së tyre si litarë, për të dalë nga një vend, ku në të kaluarën janë regjistruar dhe arratisje të tjera.

Shqiptarët mund të kenë përfituar nga kaosi që u krijua, pasi pas tërmetit u transferuan të burgosurit e burgut Camerino, raportojnë autoritetet italiane.

Arratisja e trefishtë u verifikua mëngjesin e sotëm rreth orës 6:30. Në repartin G9 të burgut, ku mbaheshin shqiptarët, mbahen të burgosurit kër krime të zakonshme apo të ashtuquajtura “parandaluese”.