Sigal

Ka përfunduar me suksese operacioni ‘Skuadra Mobil’ nga policia e provincës së Pordenones në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar tre persona, dy italianë dhe një shqiptar, të cilët transportonin kokainë. Bëhet me dije se droga e sekustruar peshonte rreth 1 kilogram.

Shqiptari posedonte rreth  300 gram pluhurkokainë, ku mësoshte se i ka trasportuar tek shtëpia e një gruaje në Cordenone.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një tjetër shtetas italian, 37 vjeç,  i cili kishte rreth 50 gramë kokainë dhe më shumë se 20 gram marijuanë.

Mësohet se droga ishte e destinuar të trasportohej në një zonë turistike në bregdetin e provincës së Friulitit dhe Venetos.