Sigal

Në Genoa ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat për gjetjen e të mbijetuarve.

Shpresat nuk janë shuar ende.

Por fatkeqësisht është rritur sërish numri i viktimave, duke shkuar në 39.

Mes tyre 3 janë fëmijë, shkruajnë mediat italiane.

Nga ana tjetër, zjarrfikësit dhe forcat e reagimit të shpejtë kanë punuar gjithë natën për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, me shpresën se do të gjendeshin të gjallë.

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se deri më tani 5 trupa të pajetë janë të paidentifikuar.

Janë 16 njerëz të plagosur, mes të cilëve 12 në gjendje të rëndë.