Sigal

Itali- Një djalë 7-vjeçar u mbyt duke luajtur në pishinën e një hoteli në Orosei (Nuoro), në bregun lindor të Sardenjës.

Nga personat që ndodheshin aty në ato momente mësohet se, 7 vjeçari po luante me fëmijët e tjerë në pishinën e hotelit, kur, për arsye që ende nuk u konstatua, trupi i tij u pa pothuajse i pa jetë. Për më shumë se një orë mjekët u përpoqën ta ringjallnin, por çdo përpjekje ishte e padobishme. Në vendngjarje ka mbërritur policia

Po punohet për të zbardhur shkaqet e mbytjes