Itali – Tenton të bëjë selfie me trenin në lëvizje, vdes 13 vjeçari

398
Një 13-vjeçar humbi jetën në Itali, teksa u përplas nga një tren në Soverato.

Aksidenti ndodhi përgjatë vijës joniane. Sipas policisë italiane, viktima sëbashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë u futën brenda binarëve të hekurudhës në një zonë jo me fluks të lartë kalimi.

Mësohet se treni po udhëtonte në drejtim të Reggio Calabria.

Dy të miturit e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime, pasi u tërhoqën në kohë nga frika në momentin e shfaqes së trenit.

Hetimet e para të policisë bëjnë me dije se viktima po tentonte të bënte një selfie për të pasur në sfond sa më afër trenin. Por loja është shndërruar në tragjedi.
Sigal