Itali/ Të bllokuar brenda në hotel, “na ndihmoni, po vdesim nga i ftohti”

476
“Na ndihmoni, po vdesim nga i ftohtë” është thirrja dëshpëruese e një prej personave të bllokuar në hotelin luksoz i cili u godit nga një ortek i fuqishëm në provincën e Pescaras mbrëmjen e djeshme 18 janar 2017.
Të tjera mesazhe për ndihmë janë dërguar direkt tek shërbimi i emergjencave ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e para.
Deri tani vetëm trupi i pajetë i një personi është nxjerrë nga rrënojat ndërsa autoritet besojnë se në hotelin Rigopiano në Gran Sasso, në afërsi të qytetit Farindola, në provincën e Pescaras ndodhen të bllokuar rreth 30 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Dy persona janë shpëtuar deri tani nga hoteli i përfshirë nga masa e madhe e borës, teska ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet. Njëri prej të mbijetuarve tregon i dëshpëruar se bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ndodhen në hotelin e përfshirë nga orteku.
38-vjeçari ka shpëtuar vetëm sepse në momentin e ortekut ai kishte shkuar tek makina e tij, por gjithsesi kanë qenë ekipet e emegjencës që e kanë shpëtuar. Sipas informacioneve të para dhe raporteve të mediave italiane, kanë qenë lëkundjet e shumta të tërmeteve që kanë shkaktuar ortekun dhe për pasojë aksidentin tragjik. Në fakt ngjarja ka ndodhur mbrëmë, por rrugët e bllokuara nga bora kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të emergjencës.
Natën e kaluar në zonë janë regjistruar 80 lëkundje në zonë, të cilat pasojnë tre tërmete të forta në Italinë Qëndrore, të gjitha mbi 5 ballë.
Sigal