Itali, Tajani i thotë “Po” Berlusconit: I gatshëm për postin e kryeministrit

616
Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi se do ta pranonte detyrën e kryeministrit të ardhshëm të Italisë, nëse konservatorët do të fitonin në zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit.
Tajani, 64 vjeç, i propozuar disa herë për pozicionin e kreut të qendrës së djathtë nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, deri më tani ka insistuar se dëshiron të qëndrojë në detyrën aktuale.
“Falënderoj presidentin Berlusconi për vlerësimet ndaj meje. E njoftova se jam i gatshëm t’i shërbej Italisë”, tha Tajani gjatë një postimi në Twitter.
Tajani është një politikan që kërkon konsensus, me një karrierë të gjatë në institucionet e BE-së.

Ai u zgjodh për herë të parë në Parlamentin e BE-së, në vitin 1994 si komisioneri Europian për Transportin dhe Industrinë.
Një monarkist në rininë e tij, ai ka qenë një nga anëtarët themelues të partisë “Forza Italia” të Berlusconit dhe shërbyer si zëdhënësi i ish-kryeministrit në vitet 1994-1995.
Ai nuk ka pasur kurrë role të mëdha në politikën kombëtare, por ka kryer detyrën e kryebashkiakut të dështuar të Romës në 2001.
Sigal