Sigal

Autoritetet italiane dyshojnë, prezencën e virusit që shkakton Pneumoninë, në sistemin e ujësjellësit të qytetit të Brescias në Lombardi.

Autoritetet kanë shpallur një alarm shëndetësor pasi u diagnostikuan 150 raste të pneumonisë gjatë 1 jave në, veriun e Italisë.

Pritet përfundimi i autopsisë për dy të moshuar që vdiqën gjatë ksaj jave, për të përcaktuar nëse shkaku i vdekjes së tyre ka qenë pneumonia, ndërsa janë marrë disa mostra nga ujësjellësi ku priten rezultatet e analizave.

Ndërkohë spitalet në Brescia janë në situatë alarmante pasi vetëm në një javë janë shtruar në emergjencë 120 persona.

Shërbimet shëndetësore të rajonit u kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të masin masa parandaluese si dizinfektimi i tubave dhe çezmave.

Pneumonia është sëmundja që shkakton ënjtjen e indeve të mushkërisë dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial./Telegraf