Sigal

Një shqiptar banues në Scandiano, u vendos nën arrest shtëpiak mbrëmjen e së martës, pasi ka përndjekur ish-partneren e tij, një banakiere, e cila kishte preferuar të ndahej.

Shqiptari ka kërcënuar me thikë edhe partnerin e saj të ri.

Pavarësisht se ishte ndarë, shqiptari nuk donte që ajo të shoqërohej me burra të tjerë, të përdorte rrjetet sociale, si dhe e kërcënoi dhe fyeu vazhdimisht atë. Përveç kësaj, shqiptari i ka shkaktuar edhe lëndime ish-partneres së tij.

Viktima nuk ishte vetëm gruaja, por edhe i dashuri i saj i ri, i cili është kërcënuar me thikë.

Përballë kësaj situate, karabinierët pas dëshmisë së marrë nga gruaja, kanë kërkuar nga autoritetet gjyqësore masën e arrestit shtëpiak kundër shqiptarit.