Itali/ Shqiptari shantazhoi me foto intime të ren, ja si ra në kurth me ‘pantallonat në fund të këmbëve’

480
Sigal

Një shqiptar 24-vjeçar është arrestuar në Itali. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 30-vjeçare italiane përmes shantazhit.

I riu është vënë në pranga më 23 janar nga karabinierët e Peruxhias.

Gruaja, sipas mediave italiane, është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me shqiptarin, pas kërcënimeve të këtij të fundit se do tregonte bashkëshortit të italianes, disa fotografi intime të saj.

Njohja virtuale mes të dyve nis më shtator të vitit 2018 përmes rrjeteve sociale. Pas komunikimeve të vazhdueshme, 30-vjeçarja i dërgon shqiptarit fotografi të pjesëve intime. Në foto dalloheshin tatuazhe që do të zbulonin identitetin e 30-vjeçares për bashkëshortin, nëse ai do ti shihte.

Pasi mori fotot në dorë, shqiptari nisi të shantazhonte gruan duke kërkuar një takim me të. Takimi ndodhi në tetor, në një pikë karburanti në Peruxhia. I riu i thotë se do ti tregojë fotografitë të shoqit nëse ajo nuk kryen marrëdhënie intime me të. Madje, i premton se do ti fshijë fotografitë nëse 30-vjeçarja realizon kërkesën e tij.

Ajo pranon dhe marrëdhënia konsumohet në bordin e një makine në një parkim. Por, shqiptari nuk e mban premtimin dhe nuk i fshin fotot.

Përmes të njëjtës skenë kërcënimi, e shtyn në një marrëdhënie të dytë intime.

Më 19 janar, ajo kontaktohet sërish në Instagram, por këtë herë lajmëron karabinierët të cilët ngrenë një kurth për të bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit. Italiania del në takim me shqiptarin, hipin në një makinë, por efektivët e policisë ndërhynë duke vënë në pranga 24-vjeçarin para se të ndodhtë akti.

Më 25 janar, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.