Itali/ Shqiptari s’e harron zakonin e vjetër, pas gruas bën për spital nënën, i thyen krahun

436
Sigal

Pavarësisht se ai kishte qenë në burg për dhunë në familje, 35-vjeçari shqiptar në Itali përfund sërish pas hekurave.

Pasi kishte rrahur ish-gruan një vit më parë, kësaj here ‘drurit’ si ka shpëtuar as nëna e tij.

Mo24.it shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte drejt përfundimit të dënimit, i cili ishte konvertuar në punë vullnetare në një qendër të shërbimit social. Pas një sherri për motive banale, shqiptari ka rrahur nënën e tij, duke i thyer dorën dhe nxjerrë shpatullën.
Ka qenë pikërisht nëna e tij që e ka denoncuar në polici, ndërsa 35-vjeçari ka përfunduar pas hekurave në Sant’Anna nga policia e Serramazzonit.