Itali/ Shqiptari qëllohet me plumb në kokë nga një shqiptar

398
Sigal

Një emigrant  shqiptar, banues në Frosinone të Italisë, është në luftë me vdekjen pasi u plagos me armë zjarri nga një tjetër shqiptar, edhe ai banues në të njëjtin qytet.

Ngjarja ka ndodhur në një bar ku dy shqiptarët patën një sherr të dhunshëm me njëri tjetrin, deri sa njëri prej tyre, 37 vjeç, u largua për t’u kthyer menjëherë dhe qëndroi në pritje deri sa tjetri hyri në makinë, për ta qëlluar befasisht në kokë me pistoletë e duke e lënë në gjendje shumë të rëndë.

Të dy shqiptarët janë rezidentë të rregullt në Frosinone.

I plagosuri u transferua menjëherë në Poliklinikën Umberto I në Romë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike delikate, falë së cilës iu nxor plumbi nga balli.

Aktualisht mjekët janë të rezervuar për gjendjen e tij.

Ndërkaq, për autorin e vrasjes së mbetur në tentativë nisi kërkimi që mbaroi shpejt, pasi ai u paraqit vetë në Kuesturën e Frosinones, ku rrëfeu krimin dhe dorëzoi armën.

Pistoleta, pas verifikimit të kryer, rezulton e vjedhur në Ceccano më 8 dhjetorin e kaluar. Autori gjendet tashmë në burgun e Frosinones.