Itali, shqiptari kapet me 260 kg marijuanë në furgon

525
Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar 20 vjecarë me akuzën e trafikut të lëndës narkotike të tipit marijuanë.

Në furgonin me të cilin ai udhëtonte u gjetën rreth 260 kg marijuanë e konfeksionuar në 44 pako.

Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një kontrolli të policisë rrugore në rrugën Boccea të Romës.

Shtetasi shqiptar në momentin e parë ka tentuar të evitoj postobllokut të policisë italiane. Pas ndalimit forcat italiane të rendit kanë zbuluar në pjesën e pasme të furgonit sasinë e drogës.

20 vjeçari shqiptar rezulton pa adresë banimi në Itali e ndaj tij është lëshuar urdhëri i arrestimit me burg në strukturën Regina Coeli të Romës.
Sigal