Itali/ Shqiptari i shpëton mrekullisht dy herë vdekjes

392
Sigal

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Firence.

Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari një 30-vjeçar po udhëtonte me makinë, kur para tij kishte ndodhur një aksident.

Një furgon që drejtohej nga një kinez, ishte përmbysur në rrugë, ndërsa shqiptari mrekullisht nuk ishte përplasur.

Duke mos dashur të qëndronte në rrugë, nga frika se makinat e tjera mund ta përplasnin për vdekje, shqiptari ka vendosur të kalojë hekurat rrethues të rrugës.

Duke menduar se aty do të kishte tokë të butë, por në fakt aty ka rrezikuar më shumë jetën.

Ai ka rënë në një rrëpirë prej më shumë se 10 metrash duke përfunduar në një përrua të rrëmbyeshëm.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes kishte mbërritur policia dhe zjarrfikësit, duke ndërhyrë menjëherë.

Janë dashur më shumë se 2 orë që ai të nxirrej nga përroi, me disa dëmtime të vogla, por pa probleme për jetën.