Sigal

Një shqiptar i Maqedonisë, hodhi acid mbi të dashurën e tij rumune. Ngjarja ndodhi në Civitanova Marche, teksa Sheval Ramadani i shtyrë nga xhelozia, i hodhi acid në fytyrë të dashurës së tij, më pas e qëllo dhe me thikë në pjesën e barkut. Gjithçka ndodhi prapa ambientit të një restoranti, shkruan “Il mattino”. Tashmë 32-vjeçari thotë se është penduar.

“Ajo u dërgonte foto dhe mesazhe të tjerëve, fliste me të tjerë. Ishte një gjest momental, nuk shikoja më nga sytë, m’u bë gjithçka e zezë”, tregon Ramadani.

I përlotur ai është shfaqur i penduar përpara gjykatësit hetues të Maceratës, Claudio Bonifazi tha se ishte i keq për gjestin e tij.

Rumunia, e cila punonte balerinë në një club nate, kreu një operacion emergjent dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ajo, duke kaluar nëpër kirurgji emergjente, është ende në një prognozë private, por nuk është më në rrezik për jetën. Gjatë pyetjeve të sigurisë, në prani të avokatit Sandro Pugliese, 32 vjeçari ka kërkuar informacion mbi gjendjen e të fejuarës së tij.

Pendimi i Ramadanit nuk e ka zbutur akuzën e prokurorisë ndaj tij. prokuroria ka kërkuar që 32-vjeçari të hetohet për tentativë vrasjeje me pasoja të rënda, për motive të dobëta dhe dëmtim me paramendim, përdshirë këtu edhe thikën të cilën e mbante pa leje, me të cilën ai dëmtoi partneren e tij. Sheval Ramadani është një emigrant i parregullt në Itali, një punëtor bujqësie që banonte në Grosseto, dhe shpjegoi se thikën e mbante gjithmonë me vete.

Pasditen e mëparshme, ai kishte blerë një shishe që përmbante acid, të cilin ai u përpoq të hidhte në fytyrë të të dashurës, por arriti vetëm t’i dëmtonte në syrin e majtë. Ramadani ka rrëfyer se ka lënë gruan dhe fëmijët e tij në Maqedoni vetëm për balerinën dhe që po e ndihmonte me para në mënyrë që ajo të hiqte dorë nga ajo punë.

Fakti që ajo punonte në një club nate, sillte vështirësi në marrëdhënien e tyre, sidomos në prani të njerëzve të tjerë. Për momentin Ramadani do të mbetet në paraburgim në burgun Montacuto në Ancona.