Sigal

Një 37 vjeçar u arrestua nga karabinierët pasi u aksidentua me makinë.

Shqiptari i quajtur Juli Cakoni, u vu re mbrëmjen e 11 dhjetorit nga karabinierët e stacionit të Montespertoli gjatë një shërbimi për kontrollin e territorit.

Shqiptari ishte në timon të një Audi A3, i vjedhur më 4 dhjetor në Tavarnelle Val di Pesa.

Policia urdhëroi ndalimin e makinës, por shqiptari u arratisur, duke rrezikuar sigurinë në zonën e Virginio-s. Ndjekja përfundoi në Poppiano, ku shoferi i Audit humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Cakoni u bllokua menjëherë nga karabinierët dhe u arrestua, duke u transferuar në burgun llicciano. Brenda makinës u gjetën dhe konfiskuan mjete të ndryshme.