Sigal

Një tërmet në zonën e vullkanit në malin Etna të Italisë ka goditur Sicilinë lindore, duke plagosur lehtë 10 persona dhe duke shkaktuar largimin e banorëve nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët e Mbrojtjes Civile të Italisë thanë se tërmeti, i cili ndodhi në orët e hershme mëngjesin e së mërkurës, ishte pjesë e një vargu prej rreth 1.000 tronditjesh, shumica e të cilave mezi u vërejtën, të cilat lidhen me shpërthimin e vazhdueshëm të Etnës këtë javë.

Tërmeti 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit dëmtoi disa shtëpi rurale, përfshirë objektet që ishin braktisur pak vite më parë, ndërsa u shemb një statujë në kishën e qytetit Santa Venerina dhe u shkaktuan disa çarje në autostradë e cila u mbyll për inspektim.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se një burrë 80-vjeçar u nxor nga rrënojat e një shtëpie.

Nënsekretari i qeverisë Vito Crimi tha se nuk ka viktima nga tërmeti dhe se 10 persona kanë pësuar lëndime të lehta.