Sigal

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali mëngjesin e djeshëm, raportuan këtë të premte mediat lokale. Viktima, është 61-vjeçari Ibrahim Falli, i cili ka jetuar në Giglio, Veroli, prej më shumë se 20 vjetësh, raporton media lokale “ciociariaoggi.it”.

Trupi i pajetë është transportuar në spitalin “Spaziani” të Frosinone-s në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Capture

Dyshimet janë se, teksa ishte nën drejtimin e makinës për të shkuar në punë, rreth orës 8, ka pësuar infarkt në rrugën “Mària” në Veroli duke humbur jetën, e më pas mjeti i tij është përplasur me makina të tjera.