Itali, shkatërrohet “elita” e mafias kalabreze

435
Agjenci të ndryshme ligjzbatuese në Itali kanë ekzekutuar ditën e djeshme një operacion kundër mafias kalabreze, Ndrangeta, duke arrestuar 48 persona dhe duke shkatërruar një degëzim të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas raportimeve të mediave italiane, koordinimi mes karabinierëve dhe policisë, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore holandeze, ka çuar në goditjen e familjeve më të rëndësishme mafioze të Italisë. Hetuesit deklaruan se, hetimet dokumentuan ekzistencën e një rrjeti të trafikut të drogës që shtrihej nga Italia, në Evropë, Kanada dhe Amerikën e Veriut.
Sigal