Itali, shkatërrohet banda e drogës, 33 të arrestuar, 6 shqiptarë

480
Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, kokainë dhe marijuanë. Në pranga janë vënë 33 persona, 27 italiane dhe 6 shtetas shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është zhvilluar në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese dhe janë sekuestruar një sasi prej 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, disa armë zjarri dhe gjysmë milion euro para cash.

Operacioni i koduar “Old Story Eden” filloi pas monitorimit të grupit kriminal i cili tentonte të investonte paratë e fituara nga grabitjet në tregun e drogës.

Të arrestuarit dyshohet se kanë importuar dhe tregtuar drogë në Milano.
Sigal