Itali/ Sekuestrohet drogë dhe hashash, arrestohet kontraktuesi shqiptar!

393
Sigal

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa janë arrestuar edhe 10 persona. Njëri prej tyre rezulton të ishte shqiptar, kontraktor i grupit që merrej me gjetjen e klientelës.

Në pranga kanë përfunduar dy italianë, një shqiptar dhe 7 marokenë. Grupi hetimor ka goditur grupin e drogës, teksa në zonë Pesaro Urbino ishte në rritje shitja e kokainës dhe konsumi i hashashit.

Hetimet kanë zbuluar, se droga fshihej nga një maroken, i arrestuar. Hetuesit zbuluan më shumë se gjysmë kg kokainë me vlerën e 50 mijë eurove dhe gjysmë kg hashash.

Dy banorët italianë luanin rolin e korrierëve, ndërsa shqiptari luante rolin e kontraktonit. Grupi shiste lëndët narkotike kryesisht në Fano dhe në Fossombrone.