Itali, rrihet në autobus për shkak se u konsiderua gay

186
Një 45-vjeçar është bërë viktimë e dhunës nga tre persona pasi shihej prej tyre si homoseksual. Sipas raportimeve nga policia italiane në Genova autorët e dyshuar janë një djalë i mitur dhe dy vajza. Ngjarja ka ndodhur dy muaj më parë në 14 korrik kurse sot, janë ngritur në gjyq akuza zyrtare për tre të dyshuarit. Kjo ngjarje ka ndodhur në autobusin e linjës në Genova, raporton noa.al duke cituar policinë lokale në Genova.
Burri ishte në autobus me një mik, kur u sulmua me shkelma dhe grushte nga tre persona. I plagosuri, në gjendje të rëndë nga dëmtimet e marra, kur ka mbërritur në shtëpi i ka treguar bashkëshortes së tij se gjithçka ka ndodhur pasi ata e kanë konsideruar 45-vjeçarin si homoseksual. Shoferi i autobusit, i cili nuk ka bërë asgjë për të parandaluar masakrën, ishte paditur nga hetuesit me akuzën e dhënies ndihmë dhe inkurajim tre të rinjve. Nga ana e uniformave blu ka nisur hetimi për “vrasjen në tentativë”, ndërsa pritet që në orët e ardhshme të jepen më shumë detaje rreth ngjarjes dhe autorëve të shpallur në kërkim.