Sigal

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi në vitin 2013, autoritetet e depërtuan drejt Shqipërisë për shkak se ishte i etiketuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shqiptari, rreth 40 vjeç, nuk e zbatoi vendimin dhe shkoi sërish drejt vendit fqinj, por gjatë mbrëmjes së djeshme u bë arrestimi i tij. Ndërkohë identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, por gjatë ditës së sotme, ai pritet të riatdhesohet.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari, i cili akuzohet për emigracion të paligjshëm ishte i skeduar për disa vepra penale si: Drogë, vjedhje si dhe lëndime, përcjell “lagazzettadilucca.it”.

Prej ditësh policia italiane ka kryer kontrolle nëpër rrugët e qyteteve, aksione këto që kanë për qëllim goditjen e personave dhe grupeve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.