Sigal

Një 41-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë, për akuzën e shitjes së drogës. Kontrollet erdhën pas raportimeve për lëvizjet e dyshimta të tij.

Ishte një qen antidrogë ai që zbuloi rreth gjysmë kg kokainë, ndërsa u gjetën edhe rreth 6 mijë euro para të gatshme.

Kokainë prej 435 gram ishte fshehur në shtëpinë e tij midis çantave të mbeturinave.

Një tjetër shqiptar i ri 23 vjeçar, u raportuar gjithashtu në policia, ndërsa kishte me vete një sasi të vogël marihuane, për të cilën deklaroi se e përdorte për konsumim vetjak.