Itali, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

510
Sigal

Një punëtor 57-vjeçar me origjinë shqiptare vdiq në punë mëngjesin e djeshëm në Lerma, krahinë e Alessandrisë në Itali.

Punonjësi, me origjinë nga Shqipëria dhe me banim në Siena, ishte punësuar nga një kompani ndërtimi në Gjenova.

Ai ra kur po rregullonte një rrjetë teli në skelën e ngritur në një ndërtesë, duke përfunduar 20 metra poshtë.

Mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë për ta ringjallur atë.