Sigal

Mediat italiane kanë publikuar në një video 3D  momentet e shembjes së urës “Morandi” në Xhenova që më 14 Gusht shkaktoi vdekjen e 43 personave. Kjo video shpjegon hallkat e dobëta ku çedoi ndërtimi i vitit 1967.

Sipas kësaj skemë të rindertuar nga një studioje arkitekturore gjermane, fillimisht u shkëput një nga elementët mbajtës të kollonës së mesit të urës, pak çaste më pas si pasojë e peshës së tepërt e të papërballueshme u shkëput edhe elementi i dytë.

Siç duket në video, elementët e lidhur me kollonën e mesit, mbanin të gjithë peshën, pa to ura nuk mundi të qëndronte as një sekondë.